Ujësjellësi “Prishtina” njofton për ndërprerje të ujit në disa zona - Gazeta Express
string(65) "ujesjellesi-prishtina-njofton-per-nderprerje-te-ujit-ne-disa-zona"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 20:25

Ujësjellësi “Prishtina” njofton për ndërprerje të ujit në disa zona

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 20:25

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në disa rrugë të kryeqytetit përgjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit në ujë do jetë për shkaqe teknike, pasi do punohet në një valvole të ujit në afërsi të Rektoratit, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Punimet do të zgjasin nga ora 10:30 deri në orën 13:30, njofton tutje “Prishtina”.

Njoftimi i plotë:

“Për të realizuar një punim të tillë dhe të domosdoshëm duke ia dedikuar përmirësimit të infrastrukturës së rrjetës së ujit, jemi të detyruar të ndërpremë furnizimin me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:30 deri afërsisht në orën 13:30.

Zonat që afektohen nga kjo ndërprerje janë: Rruga ” Dëshmorët e Kombit” që do të përfshijë pjesën e qendrës së kryeqytetit, pjesën e lagjes ” Ulpiana” duke vazhduar me lagjen e ” Spitalit” e deri te fillimi i  lagjes ” Veternik në Prishtinë.

Me këtë rast, kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët!” /Gazeta Express/