Uilson: Micotakis duhet të tregojë se Greqia u përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare


Gazeta Express
9 Korrik 2019 20:54

Kirijakos Micotakis do të duhet të tregojë se Greqia mund t’u përmbahet obligimeve të veta për inkuadrimin potencial të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së, vlerëson nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik nga Uashingtoni, Dejmond Uilson në komentin për fitoren e Demokracisë së Re në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën fundjavën e kaluar.

“Ciprasi ishte me rëndësi kyçe në arritjen e Marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut me të cilën iu dha fund kontestit 27-vjeçar për emrin dhe vendit iu mundësua të marrë ftesë për t’iu bashkuar NATO-s. Edhe pse Demokracia e Re votoi kundër marrëveshja për emrin e njohur si Marrëveshja e Prespës, Micotakis la të kuptohet se marrëveshja ligjërisht obligohet dhe nuk tregon shenja se do ta ndryshojë kursin”, thekson Uilson.

Sipas tij, Marrëveshjen e Prespës sërish Athina e vendosi si partner strategjik kyç të SHBA-së në zhvillimin e strategjive të përbashkëta drejt EJL-së dhe Mesdheut Lindor.

Ai megjithatë paralajmëron se “Micotakis do të duhet të tregojë se Greqia mund t’u mbështetet obligimeve të veta, siç edhe vetë tha”, duke përfshirë edhe mbështetjen për inkuadrim potencial të Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Nëse kjo ndodh, Greqia do të vazhdojë ta mbështesë integrimin e Maqedonisë së Veriut në komunitetin transatlantik dhe do të mbetet lojtar konstruktiv dhe udhëheqës në formësimin e të ardhmes së rajonit të Evropës Juglindore dhe të Mesdheut Lindor”, konsideron Uilson.

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik gjithashtu shfaq bindje se Micotakis do të vazhdojë t’i sendërtojë siç thotë “marrëdhëniet më të fuqishme së Shtete e Bashkuara i kanë pasur me Greqinë në vitet e kaluara”. Uilson sqaron se mbështetja e SHBA-së gjatë krizës financiare që sipas tij “shihet në marrëdhëniet jashtëzakonisht të afërta midis Uashintonit dhe Athinës janë diçka që dukej e pamundur kur Syriza për herë të parë ka ardhur në pushtet”

Te fundit


Kthehu lart