UFO-të shkaktojnë rrëmujë në Pentagon - Gazeta Express
string(37) "ufo-te-shkaktojne-rremuje-ne-pentagon"

Mistere

Gazeta Express

13/05/2021 1:41

UFO-të shkaktojnë rrëmujë në Pentagon

Mistere

Gazeta Express

13/05/2021 1:41

Një hetues në Pentagon ka filluar një hetim në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA për të hetuar takimet dhe raportet e shumta për UFO

Departamenti i Mbrojtjes së SHBA është akuzuar se ka dështuar për të regjistruar një numër pamjesh dhe fenomenesh të UFO-ve që tashmë vetëm janë shfaqur në internet. Vitin e kaluar, Pentagoni pranoi një video ku shihet një pilot i një avioni ushtarak qe ndiqte një objekt fluturues apo UFO. Ky incident bëri që ushtria amerikane ta përpilojë një raport për ta publikuar por që ata “ende e kanë të vështirë ta shpjegojnë: këtë fenomen ajror”.

Lexo Edhe:

Në një letër të redaktuar dhe publikuar në fillim të këtij muaji, Zyra e Inspektorit Gjeneral të Departamentit të Mbrojtjes paralajmëroi se do të hulumtojnë se si kanë ndodhur ky incident dhe të tjerët.

Sipas një letre, qëllimi kryesor i hetimit nga Pentagoni është që të tregojë “shkallën në të cilën Departamenti i Mbrojtjes ka njohuri për këto Fenomene Ajrore të Paidentifikuara (UAP) – apo sipas termit zyrtar të njohur UFO.

Hetimi do të përfshijë disa degë të Departamentit të Mbrojtjes, përfshirë edhe Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes dhe Shërbimeve Ushtarake.

Komandat e Skuadrave dhe Agjencia e Mbrojtjes do të hetohet po ashtu.

Raporti për UFO i Pentagonit pritet që të botohet këtë verë apo 180 ditë pasi që u ndanë diku 1.64 trilion funte  për masat lehtësuese kundër koronavirusit në SHBA, transmeton GazetaExpress.  

Tërë këto janë të fshehura në një dokument prej 5600 faqesh, ku projektligji i hartuar i bën thirrje shërbimeve të inteligjencës amerikane që t’i tregojnë të gjitha gjërat që kanë për UFO-të para senatit amerikan.

Projektligji saktëson që raporti duhet të përfshijë “të dhënat në detale dhe analizat për fenomenet ajrore të paidentifikuara dhe raportet e agjencive inteligjente”.

Lajmërimi i fundit nga Pentagoni është mirëpritur nga Nick Pope, i cili është ish hetues i UFO-ve pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë.

Pope ka kritikuar trajtimin nga mediat të kësaj teme në Amerikë si dhe kundërpërgjigjen e vendit për raportet për UFO-të që e kanë zaptuar hapësirën ajrore amerikane.

Pope kishte thënë më parë për Express.co.uk që shkencëtarët për më pak se një dekadë janë larg gjetjes se ekzistencës së jetës jashtë planetit Tokë.

“Qeveria amerikane po e fut vetën në një rrëmujë të plotë ku dëshiron që të merret me problemin e UFO-ve”, ka thënë ai para 57.900 ndjekësve në Twitter.

“Problemet përfshinë dështimin e inteligjencës, mungesë të qartë strategjike, mosmarrëveshje mbi politikat dhe problemet e trajtimit të kësaj çështje dhe deklarata të mediave që janë të paqëndrueshme”.

Në një cicërimë tjetër, ai sugjeroi që dëshmia për ekzistimin e tyre të hartohet në bazë të shumë fakteve gjë që ka bërë që Pentagonit t’i dalë situata nga kontrolli.

“Rrallë i ripostojë statuset e vjetër, por Inspektori Gjeneral i Departamentit të Mbrojtjes që paralajmëroi se një vlerësim për çështjen e UFO-ve duhet “absolutisht” të shihet si pjesë e luftës që përmenda disa ditë para këtij paralajmërimi. Ka shumë mosmarrëveshje. Ka fraksione brenda në SHBA!”, shkroi Pope.

Kur Pentagoni e njohu videon e UFO-ve në fillim të vitit të kaluar, shumë prisnin që Qeveria e SHBA-ve do ta pranonte drejtpërdrejt ekzistimin e tyre.

Në vend të kësaj, zëdhënësja e Pentagonit Sue Gough tha se video u lëshua në publik për të hedhur poshtë çdo keqkuptim nëse ishte apo jo ajo UFO.

Sidoqoftë, kjo nuk duhet parë si një deklaratë e Pentagonit të një natyre spekulative për objektin misterioz që shihet në video.

“Pas një rishikimi të hollësishëm, departamenti është i vendosur që të autorizohet lansimi i videos si e paklasifikuar pasi që kjo nuk cenon aftësitë tonë senzitive dhe nuk cenon ndonjë hetim të mëvonshëm të inkursioneve të hapësirës ajrore ushtarake për fenomenet e paidentifikuar ajrore”, ka thënë Gough.

Nuk ka asnjë provë të prekshme që tregon se ndonjë teknologji e avancuar e alienëve ka vizituar planetin tonë.

Nuk ka asnjë provë që tregon jetën e tyre në sistemin solar – megjithatë kompleks – që tregon se ka planet të banueshëm jashtë planetit tonë.

Pavarësisht kësaj, entuziastët e UFO-ve janë në ethe duke pritur raportin e Pentagonit këtë verë. /GazetaExpress/