UFC-241: Paulo Costa qëndron i pamposhtur në kafaz


Gazeta Express
18 Gusht 2019 12:29

Sportisti brazilian i arteve marciale mikse Paulo Costa fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj patriotit të tij Yoel Romero në eventin UFc-241, zhvilluar sot në Kaliforni.

29-28 në favor të Costa ishte vendimi i tri gjyqtarëve, duke bërë që braziliani të qëndrojë i pamposhtur në karrierën e tij (13 tore e asnjë humbje).

Një sfidë e ekuilibruar në të trija raundet, çka duket edhe te pikëzimi i ngushtë në favor të Costas.

Sportistët nuk i kursuen grushtet e shkelmat në kafaz. Costa ishte ai që dominoi në dy raundet e para, ndërsa Romero fitoi raundin e tretë, por ishte shumë vonë për të përmbysur fatin e vendosur tashmë.

Sfida ishte e vlefshme për peshën e mesme dhe me këtë fitore Paulo Costa hedh një hap të sigurt përpara drejt shansit për një duel për titull.

Ndërsa Romero, pësoi një humbje që nuk e priste dhe që i ndërlikon shumë planet e tij për të ardhmen.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart