UEFA ua beson gjyqtarëve shqiptarë ndeshjen e Europa League


load
Gazeta Express
21 Tetor 2019 10:05

Enea Jorgji dhe asistentët e tij vazhdojnë të ngjisin shkallët me hapa gjigandë në arenën ndërkombëtare.

Pas disa ndeshjesh në turet eliminatore të Kupave të Europës dhe në kualifikueset e kampionatit europian, UEFA u ka besuar gjyqtarëve shqiptarë sfidën e fazës së grupeve të Europa League mes holandezëve të AZ Alkmaar dhe kazakëve të Astanas.

Ky takim është i vlefshëm për grupin L ku bëjnë pjesë edhe Manchester United e Partizani i Beogradit dhe do të luhet të enjten në orën 18:55. Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë ndërkohë që asistentë të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Ridiger Çokaj ndërsa gjyqtar i 4-t do të jetë Kridens Meta.

Për Jorgjin dhe kolegët e tij shqiptarë kjo është hera e parë që gjykojnë një ndeshje në fazën e grupeve të një kompeticioni madhor si Europa League pasi sezonin e kaluar 35-vjeçari nga Elbasani ka drejtuar sfidën mes qipriotëve të Aek Larnacas dhe bullgarëve të Ludogorets. /SS/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart