UEFA krahason golin e Kastratit me të Griezmannit - Gazeta Express
string(49) "uefa-krahason-golin-e-kastratit-me-te-griezmannit"

UEFA krahason golin e Kastratit me të Griezmannit

Futboll

Gazeta Express

19/01/2021 21:00

UEFA herë pas here në rrjetet e saj sociale publikon video të ndryshme golash dhe të njëjtën gjë e bëri së fundmi.

Në faqen e UEFA Euro 2020 janë publikuar dy gola dhe komentuesve i është vënë mundësia e zgjedhjes se cili është më i bukur.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për golin e talentit të Dinamos në ndeshjen e Kosovës ndaj Moldavisë në Ligën e Kombëve, që i siguroi Kosovës qëndrimin në Ligën C.

Kurse, Griezmann ia shënoi këtë gol nënkampionit të botës, Kroacisë.

Të shumtë ishin ata që komentuan për yllin e Kosovës, duke e vlerësuar si gol më të bukur sesa ai i futbollistit të Barcelonës. /Gazeta Express/