UEFA e zbulon qëndrimin e vet karshi Agim Ademit të dënuar me 9 muaj burgim efektiv


Gazeta Express
12 Korrik 2019 12:04

UEFA nuk e komenton situatën e krijuar në futbollin kosovar pas dënimit me 9 muaj burgim efektiv që Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka shqiptuar presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, transmeton Gazeta Express.

Ky i fundit ka kërkuar anulimin e këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit dhe derisa kjo gjykatë e merr një vendim final, UEFA nuk dëshiron të komentojë, duke theksuar se asgjë nuk është finale sa i përket procesit gjyqësor të Agim Ademit.

“UEFA nuk ka koment pasi vendimi është subjekt i apelit dhe kësi sojë nuk është final”, thuhet në përgjigjen e UEFA-së për Gazetën Olle.

Ademi dhe sekretari Eroll Salihu dje ishin në UEFA.

“Përveç shqetësimit të tyre për rastin që ka ndodhë, zyrtarët e UEFA-s u zotuan se presidenti i FFK-së dhe Komiteti Ekzekutiv e kanë përkrahjen e vazhdueshme dhe e presin verdiktin e fundit të drejtësisë, duke shpresuar që çështja do të zgjidhet drejtë, në mënyrë që FFK-ja të vazhdojë rrugën e saj të suksesit”, thuhej në njoftimin e FFK-së. /GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart