Udhëtimi i rrezikshëm i të rinjve me gomone, “The Mirror”: Punonjës bamirësie nga Anglia vijnë në Tiranë - Gazeta Express
string(100) "udhetimi-i-rrezikshem-i-te-rinjve-me-gomone-the-mirror-punonjes-bamiresie-nga-anglia-vijne-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 20:58

Udhëtimi i rrezikshëm i të rinjve me gomone, “The Mirror”: Punonjës bamirësie nga Anglia vijnë në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

01/04/2023 20:58

“The Mirror” shkruan në një artikullse punonjës britanik të institucioneve të bamirësisë do të zbarkojnë në Shqipëri këtë javë.

Vizita e tyre ka në fokus emigrimin e qytetarëve shqiptarë, në përpjekje për të mësuar përse ka kaq shumë të rinj nga vendi që emigrojnë drejt Anglisë duke rrezikuar jetën me gomone.

Lexo Edhe:

Më tej The Mirror shkruan se studiuesit nga Fondacioni Sanctuary, të udhëhequr nga Dr. Krish Kandiah, janë vendosur për një “mision”, duke kërkuar të gjejnë mënyra për të bindur të rinjtë që të mos bëjnë udhëtimin e rrezikshëm.

Ata do tentojnë që të gjejnë mënyra për të ndihmuar zonat e varfra të vendit, në mënyrë që të rinjtë të shohin një të ardhme në Shqipëri.

Rreth 12,301 njerëz nga Shqipëria erdhën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone përgjatë kanalit vitin e kaluar.

Dhe nga mijëra të rinjtë që kanë hyrë në sistemin e referimit të qeverisë, 90% thonë se janë viktima të skllavërisë moderne.