Udhëtari në kohë tregon se kur do ta pushtojnë alienët Tokën - Gazeta Express
string(60) "udhetari-ne-kohe-tregon-se-kur-do-ta-pushtojne-alienet-token"

Mistere

Gazeta Express

21/09/2021 1:27

Udhëtari në kohë tregon se kur do ta pushtojnë alienët Tokën

Mistere

Gazeta Express

21/09/2021 1:27

Toka pritet që shumë shpejt të pushtohet nga jashtëtokësorët, sipas një udhëtari të vetëdeklaruar të  kohës të

Një alarm nga një profeci e re është lansuar nga një përdorues i TikTok nga aesthetictimewarper, i cili thotë se ai vije nga një udhëtim i vitit  2714. Përdoruesi anonim në rrjetet sociale ka thënë që pushtuesit e hapësirës do të zbresin në Tokë, duke përdorur shiun meteorik Perseid, si një mision të tyre vdekjeprurës. Pararoja e jashtëtokësorëve do ta përgatit terrenin për një luftë, që aesthetictimewarper parashikon që të ndodh më 2025.

Lexo Edhe:

“Po, unë jam një udhëtar i vërtetë në kohë nga viti 2714”, ka shkruar ai në TikTok.

Diçka e mahnitshme ndodhi më 11 gusht 2021. Është një shi i madh meteorësh që zgjat për dy javë, do të shihet vetëm në hemisferën veriore, që përmban mesazhin e Nozicut”.

“Një nga meteorët që është parë ka qenë ndryshe nga të gjithë të tjerët, kjo për shkak se ishte një anije që zbarkoi në Tokë për të filluar Luftën e Parë të Nozicut”.

Aesthetictimewarper më vonë bëri një postim duke u qartësuar se lufta Nozice do të fillojë më 2025.

Tiktokeri ka dhënë edhe më parë parashikime të çuditshme, duke thënë që Atlantis do të zbulohet më 2022 dhe që qeveritë rreth botës do të udhëhiqen nga alienët më 2023.

Shiu meteorik Perseid është një ngjarje e përvitshme që zakonisht ndodh në mes të korrikut dhe gushtit dhe shihet kryesisht në Hemisferën Veriore.

Këtë vit shiu i meteorëve ishte aktiv nga 16 korriku deri më 23 gusht.

Piku i tij ishte në natën e 12 gushtit, para agimit të 13 gushtit.

Në Europë, ai mund të shihet në Britani por edhe në Skandinavi, kryesisht pas perëndimit të diellit.

Meteorët formohen si rezultat që kometat nxehën për shkak se ato i afrohen diellit. w

Derisa nxehën kometat, pjesët e tyre prishën. Nëse copat e tij arrin që të depërtojnë në stratosferën e tokës, atë shpejtësia e tyre do ta godiste atmosferën e Tokës me një shpejtësi prej 7-45 milje për sekond.

Shpejtësia mesatare e një meteori të Perseid është 36 milje për sekond. Ajri para meteorit shtrydhet dhe nxehët me mijëra gradë Celsius.

Meteorët më të vegjël avullojnë dhe lënë pas një gjurmë të ndryshme drite. Meteorët më të mëdhenj mund të eksplodojnë si topa zjarri. /GazetaExpress/