Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së - Gazeta Express
string(136) "udheheqesit-evropiane-sot-pritet-ti-bejne-thirrje-kosoves-dhe-serbise-qe-te-perfitojne-nga-mundesia-historike-e-ofruar-nga-plani-i-be-se"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 9:51

Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 9:51

Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së, që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Zyrtarët e BE-së konfirmuan se kjo pikë u përfshi në minutën e fundit. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfshihet në konkluzionet e samitit.

Lexo Edhe:

Në dritën e tensioneve të fundit në veri të Kosovës, krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të theksojnë nevojën urgjente për përparim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Këshilli Evropian mirëpret propozimin evropian për vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve mbi një bazë të re dhe të qëndrueshme si një mundësi historike që të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë për të arritur perspektivën e tyre evropiane”, thuhet në draft-konkluzionet, të cilat Radio Evropa e Lirë raporton se ka pasur qasje.

Gjithashtu, përmes konkluzioneve, do të apelohet nga të dyja palët që të “zbatojnë plotësisht dhe pa kushte” detyrimet që kanë marrë në kuadër të dialogut, përfshirë marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albn Kurti gjatë kësaj jave ka konfirmuar se Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Në anën tjetër, formimi i Asociacionit nga ana e kryeministrit Kurti është kushtëzuar me plotësimin e gjashtë kushteve.

Kreu i ekzekutivit gjatë javës së kaluar tha në Kuvend se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës vetëm nëse konsiderohen gjashtë kushte.

1.Asociacioni duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës,

2.Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërroj emrin, duhet t’i shpërbej vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave,

3.Të drejtat e pakicave kombëtare dhe makinizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane,

4.Para vendosjes se Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ileagave,

5.Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke, dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës,

6.Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet e BE-së dhe të tjerët për mos pranimin e aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.