“Ua tregoj të gjitha vuajtjet pas ndarjes nga Angelina”


load
Gazeta Express
5 Shtator 2019 20:45

Brad Pitt ka thënë se ai ka përdorur, “dhimbjen, merzinë dhe humbjen” nga ndarja me Angelina Jolie për të luajtur astronautin problem Ad Astra në filmin e ri

Brad Pitt ka pasur kohë të vështirë pas ndarjes nga Angeliona Jolie më 2016.

Aktori ishte goditur aq shumë nga kjo ndarje saqë i ishte bashkuar një shoqërie anonime të “alkoolistëve” për t’u dehur me alkool dhe për t’i kaluar netët plot mërzi.

Por, të gjitha këto vuajtje nuk kanë shkuar kot. Babai i gjashtë fëmijëve i ka thënë Neë York Timesit këtë javë që ai ka përdorur këtë “dhimbje, mërzi dhe humbje” të tij për të luajtur astronautin problematik në filmin e tij më të ri, “Ad Astra”.

Sinopsisi i filmit thotë: Një burrë udhëton në sistemin diellor pa leje për të gjetur babin e tij të humbur-një shkencëtar renegat i cili paraqet rrëzik për njerëzimin.

Bashkëbisedimi me NYT fillon kur Pitt thotë se ai dëshironte që paraqitja e tij të vonte nga një vend ku tregohet “e vërteta absolute”.

“Vendi i fundit për stilin tim të aktruarit, siç e kuptoj, është të arrij në një vend ku thuhet vetëm e ‘vërteta absolute”, thotë ai.

“Gjithmonë dëshiroj të provoj diçka që është e vërtetë për mua dhe atë ta lexoj për ju”.

Brad mandej ka treguar se ndarja  nga Jolie-nënën e gjashtë fëmijëve te tij-bëri që ai të pranoi për të punuar në filmin Ad Astra.

“Unë kisha disa gjëra që po vuaja bashkë me familje. Ne i lamë të gjitha këto…”, ka thënë ai.

“Fakti është, ne të gjithë kishim dhimbje, mërzi dhe humbje. Ne kaluam shumicën e kohës tonë duke u fshehur, por ajo aty ishte, brenda jush. Kështu në fund ju duhet ti hapni këto kuti”.

“Definitivisht ai përdori stimuj nga jeta e tij”, shtoi regjisori James Gray.

“Tani, nuk besoj që i kemi personale të gjitha-nuk mendoj që është punë e imja, apo punë e imja-por ai ka hulumtuar në esencë karakterin duke kaluar nga vetvetja”.

Brad dhe Angelina ishin njoftuar në skenën e Mr and Mrs Smith ku ajo kishte dajlin Maddox në jetën e saj.

Ata filluan lidhjen dhe takimet gjatë xhirimit apo pas xhirimeve të filmit, varësisht nga cili prizëm shikohet kjo.

Ata mandej sjellin në jetë Shiloh dhe binjakët, Knoix dhe Vivienne si dhe adaptuan dy fëmijë, Pax dhe Zahara.

Ata bashkë shkëmbejnë përkujdesjen e pesë nga gjashtë fëmijët pasi që Maddox është adoleshent. Pitt nuk ishte prezent kur Jolie e regjistroi Maddoxin në një kolegj në Korenë e Jugut në gusht.

Të dy nuk janë parë se bashku në vite dhe nuk janë parë që kanë nisur ndonjë lidhje romantike.

Në të njëjtën intervistë Brad ka folur edhe për varësinë në alkool. “Kam shkuar shumë larg me disa gjëra. Derisa në fund u largova nga alkoolit”, ka thënë ylli i “Fight Club” pasi që ishte anëtarësuar në klubin “Alkoolistët Anonim”.

“Ishte një vend me hapësirë të sigurt ku ka pak paragjykimi, kështu që më vonë filloni ta gjykoni vetveten”, ka thënë Pitt ku e kishte cilësuar “vlerë të madhe” shoqërinë “Alkoolistët anonim”.

“Në të vërtetë ishte çlirues sepse je në gjendje që ti heqësh nga vetja gjërat e këqija në trup”.

Në këtë intervistë Pitt ka thënë ai planifikon të prodhoj “më pak” filma.

Aktori i “Once Upon a Time in Hollywood”, është kthyer një hap pas nga të qenit para kamerës sepse ai dëshiron të fokusohet në punën e tij me kompaninë e produksionit “Plan B”, e po ashtu edhe hobit që përfshin skulturën dhe pikturimin e pejsazhëve.

“Do të këtë më pak dhe të jem larg vetvetes, vetëm për shkak se duhet të bëj edhe gjëra të tjera që dëshiroj të bëj”, ka thënë ylli i njohur.

“Kur e ndjeni se me në fund i keni duart e juaj rreth një gjëje, vjen koha kur këto duar duan të kapin një gjë tjetër”.

Por, me rritjen e internetit, ylli 56 vjeçar nuk është i sigurt se e ardhmja do të jetë tregimi narrativ i gjërave.

“Jam kurioz të shoh nëse filmat do të jenë me të gjatë, apo do të shkurtohen shumë”, tha ai për gazetën.

Bradit i pëlqen puna si producent për shkak se kështu ai mund të këtë më shumë ditë të lirë se sa kur aktron. “Të jesh producent nuk do të thotë që duheni të zgjoheni herët dhe të vendosni make-up”, thotë ai.

Pitt është parë për herë të fundit në një shërbim në kishë të reperit Kaney West të dielën në LA. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart