U zhduk para 11 vjetësh, familja nga Kamenica kërkon ndihmë për gjetjen e djalit


load
Gazeta Express
18 Qershor 2019 11:14

Familja Morina nga fshati Topanicë e Kamenicës ka kërkuar ndihmë për të gjetur djalin e tyre, tani 27 vjeç, që është zhdukur në vitin 2008, raporton Gazeta Express.

Në 2008-n u zhduk Amir Morina dhe akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij. Morina nga Topanica e Kamenicës, është zhdukur që nga 9 shkurti i vitit 2008.

Por edhe pas 11 vjet të zhdukjes, babai i tij, Naip Morina, po e kërkon djalin e tij të vetëm.

Ai përmes Facebook-ut, kërkon ndihmën e njerëzve për ta gjetur Amirin.

Naipi ka një lutje për të gjithë, ata që e kanë parë ose kanë dëgjuar për Amirin, t’i njoftojnë ata ose institucionet policore.

“Kemi shpresë që me ndihmën tuaj një ditë do të dëgjojmë lajme të mira për djalin tonë”, thuhet në njoftimin e familjes Morina në Facebook.

“Me datën 09.02.2008 është larguar nga shtëpia, nga ajo dite familja e tij nuk ka asnjë informate ne lidhje me te. Nëse e keni pare dikund ju lutemi te na lajmëroni ne këtë numër telefoni: 044577442”, thuhet në njoftimin e familjes. /GazetaExpress

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart