U vërtetua më në fund edhe nga shkenca: Ky është ushqimi i frikshëm që po shkakton kancer në masë


Gazeta Express
6 Qershor 2019 7:16

Studimet shkencore dhe mjekësore tregojnë se mënyra e jetesës është një nga shkaqet që ndikon më shumë në shfaqjen e qelizave kancerogjene. Sipas studimeve, 1/3 e të gjitha sëmundjeve tumorale, shkaktohet nga ushqimet dhe pijet e papërshtatshme për organizmin tonë.

Dhe disa prej këtyre ushqimeve për ne janë më të shijshmet por absolutisht janë më të rrezikshmet për shëndetin. Duke nisur nga çdo produkt që prodhohet nga mielli i bardhë.

Ai shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak.

Sakaq kokoshkat janë shumë të dëmshme, përveç sasisë të lartë të vajrave të hidrogjenizuara, kokoshkat e përgatitura në mikrovalë, janë të rrezikshme pasi kokrrat janë të mbushura dhe të veshura me kimikate, të cilat nga testet kanë treguar se çlirojnë diacetil, një kimikat toksik që shkakton kancer të mushkërive.

Kurse mishi i kuq dhe mishi i pjekur shumë, janë gjithashtu shkaktarë të sëmundjeve kancerogjene, I kuqi sepse përmban nitrate dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve që sulmojnë membranat mukozale të zorrës së trashë.
Ushqimet e shpejta duhet hequr nga menuja e çdokujt. Sipas studimeve në SHBA, rreth 34 mijë persona vdesin cdo vit pasi hot dogët apo zgjedhje të tjera në këtë familje, përmbajnë fosfat sodium, një vrasës të njohur të organizmit.

Sodat dietike, ëmbëlsirat, peshku apo ushqimet e konservuara, ushqimet e fermentuara, patatinat apo alkooli, janë të gjitha zgjedhje të gabuara. Lëngjet, kryesisht të gazuara, dietike apo jo, përmbajnë sheqer dhe shumë kalori.

Te fundit


Kthehu lart