U tha se u nda nga burri pas 11 vitesh, reagon Inva Mula


Gazeta Express
19 Korrik 2019 9:49

Ditët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se sopranoja Inva Mula i ka dhënë fund martesës me biznesmenin e njohur Ethem Ramadani, me të cilin ka edhe një vajzë.

Në shtyp u tha se arsyet ekonomike e kanë çuar çiftin drejt ndarejs, mirëpo së fudmi ka folur vetë sopranoja duke i hedhur poshtë të gjitha këto.

Inva Mula në emisionin “I Ftuari” dhe tregoi se lajmi nuk ishte i vërtetë.

“Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajmi për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikon. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, tha Inva Mula.

Inva, gjithashtu tregoi edhe si e mësoi lajmin për ndarjen e saj.

“Ky lajm shqetësoi familjen time, miqtë e mi, por unë po e zhdramatizoj. Njerëzit na kanë thënë se pse nuk reagojmë. Por si të reagosh, kur ti shikon se personazhi kryesor je ti dhe nuk i përngjan jetës tënde”,

Pse ky lajm për Inva Mulën? “Për mua është një antireklamë për festivalin. Unë nuk do të thosha se kam armiq. Ka njerëz të papërgjegjshëm dhe njerëz me smirë, të cilët nuk duan që Inva të jetë në aktivitet artistik, të lërë pushimet, të vijë këtu, të punojë në këtë vapë të madhe, në këtë pluhur të madh, të punojë dhe të sjellë 120 artistë, të financojë, të marrë njerëz të ri. Nuk paska interes për një gjë të tillë, por paska interes të nxirret një lajm i paqenë në një moment dhe t’i bien ndesh pikërisht aktivitetit artistik. Ky është fenomeni që mua më ka prekur, pasi lajmi ka gjithë kohës që jam ndarë dhe kush e dëshiron këtë nuk e di. Unë kam marr në telefon kryeredaktorin e gazetës që publikoi e para lajmin dhe i kërkova të bëjnë kërkime në burimin e kësaj gënjeshtre. I kërkova dhe ta përgënjeshtrojnë”, u shpreh Inva Mula.

inva-mula.jpg

Te fundit


Kthehu lart