U tha se është shtatzënë, reagon ashpër Big Mama


Gazeta Express
10 Korrik 2019 14:57

Big Mama ka reaguar pas fjalëve se është shtatzënë.

Ditëve të fundit në media ka qarkulluar lajmi se Big Mama është shtatzënë.

Krejt kjo pas një fotografie të publikuar nga këngëtarja ku shihet e veshur me një fustan më të fryrë.

Këngëtarja nga Shkupi ka reaguar ashpër ndaj këtij lajmi në llogarinë e saj në Instagram, duke hedhur poshtë çdo gjë që është shkruar.

Big Mama është shprehur se po të ishte e vërtetë do e ndante lajmin me dashamirët e saj.“Por*tale të nderuara ju njoftoj se barkun e kam pas të fryre nga p*rdhat e juaja, se me qenë shtatzënë nuk është diçka jo normale, por do e publikoja së bashku me dashamirët e mi”, ka shkruar Big Mama.

Te fundit


Kthehu lart