U shemb një gur i madh, ekipeve të shpëtimit iu deshën shumë orë për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve - Gazeta Express
string(114) "u-shemb-nje-gur-i-madh-ekipeve-te-shpetimit-iu-deshen-shume-ore-per-nxjerrjen-e-trupave-te-pajete-te-dy-minatoreve"

U shemb një gur i madh, ekipeve të shpëtimit iu deshën shumë orë për nxjerrjen e trupave të pajetë të dy minatorëve

Gazeta Express

03/06/2020 7:51

Trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi janë nxjerrë mbrëmë pas mesnate nga Miniera e Artanës.

Për shkak të shembjes së një guri të madh, ekipi i kërkim-shpëtimit e pati shumë të vështirë nxjerrjen e trupave të pajetë.

Lexo Edhe:

Prandaj, është dashur një operacion prej 14 orësh ku kanë qenë të përfshirë edhe ekipet e specializuara të FSK-së, Zjarrfikësve të Kosovës dhe KEK-ut.

 “Duke i falënderua djemtë tanë të FSK-së, për mundin e paparë për ta thyer shkëmbin, si dhe ekipin e Mjekësisë Ligjore, trupat e dy minatorëve, u nxorën nga miniera”, ka shkruar në Facebook, Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Trupat e pajetë të dy minatorëve janë dërguar për obduksion.