Me urdhër të INTERPOL-it sot janë arrestuar tre shtetas të huaj në Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës arrestimin e tyre e ka bërë njësiti FAST Kosova, pasi të njëjtët dyshohen se kanë kryer një vepër kriminale në një shtet tjetër, shkruan Gazeta Express.
“Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër. Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”, ka thënë për Express, Bajram Krasniqi nga PK-ka.
Indeksonline sot ka raportuar se të dyshuarit janë shtetas maroken dhe se të njëjtit dyshohet se ia kanë prerë kokën një njeriu në Bosnje e Hercegovinë. /Gazeta Express/