U prezantua si person zyrtar, Policia e kap në flagrancë të dyshuarin në Prishtinë - Gazeta Express
string(81) "u-prezantua-si-person-zyrtar-policia-e-kap-ne-flagrance-te-dyshuarin-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 9:41

U prezantua si person zyrtar, Policia e kap në flagrancë të dyshuarin në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 9:41

Policia ka ndaluar një veturë në të cilën gjatë kontrollit ka gjetur një certifikatë dhe mjet identifikimi me të cilat një i dyshuar ishte prezantuar si person zyrtar, raporton Express

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në Prishtinë, mbrëmjen e së shtunës.

Lexo Edhe:

Pas pranimit të informatës është ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një çertifikatë dhe një ID me të cilën i dyshuari më herët ishte prezantuar si person zyrtar”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia./Express/