U përdhunua nga bashkëshorti i Nicki Minaj, viktima rrëfen për herë të parë ngjarjen - Gazeta Express
string(83) "u-perdhunua-nga-bashkeshorti-i-nicki-minaj-viktima-rrefen-per-here-te-pare-ngjarjen"

Rozë

Gazeta Express

23/09/2021 12:15

U përdhunua nga bashkëshorti i Nicki Minaj, viktima rrëfen për herë të parë ngjarjen

Rozë

Gazeta Express

23/09/2021 12:15

Jennifer Hough, gruaja që akuzoi bashkëshortin e reperes Nicki Minaj, Kenneth Petty, për përdhunim në vitin 1994, ka folur kundër çiftit në një intervistë të dhënë së fundmi.

Në intervistën e saj të parë televizive para kamerave, Hough dhe avokati i saj, Tyrone A. Blackburn, në The Real kujtuan në detaje atë që i ndodhi më 16 shtator 1994, kur Hough dhe Petty ishin të dy 16-vjeçarë që jetonin në Jamaica, Queens, në New York.

Lexo Edhe:

Ajo u tha se u ndesh me bashkëshortin e Minaj gjatë rrugës për në shkollë, kur ai më vonë i vuri diçka pas shpine – e cila në atë periudhë ajo mendonte se ishte një armë, por në paraqitjen e 13 gushtit, u sqarua se ishte një thikë dhe e dëgoi në shtëpi ku dhe abuzoi seksualisht me të.

“Jam lodhur nga frika”, tha Hough.

Kujtojmë se Kenneth u arrestua për përdhunim të shkallës së parë dhe më vonë u deklarua fajtor për tentativë përdhunimi. Ai u dënua me 18 deri në 54 muaj burgim.

Sipas dokumentave të dorëzuara në Gjykatë, paditësja (Hough) nuk ka punuar që nga maji i vitit 2020 për shkak të depresionit të rëndë, paranojës, ngacmimeve dhe kërcënimeve nga të pandehurit (Minaj dhe Petty) dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë një seance virtuale, 43-vjeçari u deklarua fajtor dhe tani po përballet me një maksimum prej 10 vitesh me një lirim të mbikëqyrur./iconstyle.al