U padit për tenderin e ushqimeve, Xhaçka: SPAK të hetojë rastin, kemi bërë çdo gjë sipas ligjit - Gazeta Express
string(92) "u-padit-per-tenderin-e-ushqimeve-xhacka-spak-te-hetoje-rastin-kemi-bere-cdo-gje-sipas-ligjit"

U padit për tenderin e ushqimeve, Xhaçka: SPAK të hetojë rastin, kemi bërë çdo gjë sipas ligjit

Gazeta Express

05/04/2020 16:43

Ministrja e Mbrojtjes u padit sot nga Partia Demokratike mbi një tender 1.5 mln euro për pakot ushqimore, i fituar nga një kompani e specialuar në kompjutera në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE: Zonja Ministre, a mundet të flasësh për akuzat dhe jo akuzuesin?

Lexo Edhe:

Ministrja e Mbrotjes ka reaguar së fundmi mbi padinë e PD-së, duke deklaruar se e prokuroria duhet ta hetojë sa më shpejt akuzën, në mënyrë që të kuptohet se kush palë politike po e përdor krizën e sjellë nga koronavirusi, për të përfituar politikisht.

“E mirëpres padinë e PD dhe e inkurajoj SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi. PD ka të drejtë kur thotë që do të ishte veçanërisht e ulët e kriminale nëse një ministër do të përfitonte nga pandemia për të bërë korrupsion. Por është po aq e ulët e imorale nëqoftëse opozita e një vendi në kohë lufte, jo vetëm s’kontribuon në përpjekjen e përbashkët për të mundur armikun e për të shpëtuar jetë, por vazhdon me shpikje të modelit Babale në një përpjekje për të sabotuar luftën e minuar përpjekjen tonë të përbashket për t’i bërë ballë me sa më pak humbje e vuajtje armikut të padukshëm! I takon SPAK të hedhë dritë mbi këtë çështje me të gjithë urgjencën që dikton situata e luftës ku jemi. Kemi bërë çdo gjë sipas ligjit e procedurës dhe jam optimiste se në fund të hetimit qytetarët do të kuptojnë qartë si drita e diellit se kjo akuzë s’është veç rivënia në skenë e versionit më të fundit të Babales.”-shkruan Xhaçka./EXPRESS