“U njohëm në burg”, flet nga qelia i arrestuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit: E kisha shok e kaluar shokut - Gazeta Express
string(104) "u-njohem-ne-burg-flet-nga-qelia-i-arrestuari-per-vrasjen-e-xhuljan-bullarit-e-kisha-shok-e-kaluar-shokut"

Ballina

Gazeta Express

28/01/2022 19:06

“U njohëm në burg”, flet nga qelia i arrestuari për vrasjen e Xhuljan Bullarit: E kisha shok e kaluar shokut

Ballina

Gazeta Express

28/01/2022 19:06

Flet 39-vjeçari Bledar Selmanaj, i arrestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Xhuljan Bullarit, në Vlorë.

Me telefon nga burgu, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë tregon se 25-vjeçarin Bullari e kishte njohur në burgun e Fierit dhe e kishte shok e kaluar shokut.

Lexo Edhe:

Pjesë nga intervista:
Njohja me Bullarin…
Kam qenë shok e kaluar shokut me të, kam qenë mik. Ne takoheshim në vende të ndryshme. Jemi takuar disa herë, jemi njohur në burgun e Fierit. Jemi arratisur tre herë nga Greqia e njëherë nga Italia dhe burgun e kam kryer në Shqipëri, ku kam njohur dhe Xhuljan Bullarin. Ai ka dalë para meje nga burgu, unë më vonë. Ditën e ngjarjes, jemi takuar pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kemi pirë kafe dhe më tha që do të nisej për në Vlorë se kishte takim me një mikun e vet. I thashë edhe unë e kam për të ikur në Vlorë dhe kemi shkuar bashkë. Gjatë gjithë rrugës, ai shoku e telefononte. Unë e njihja, por nuk kisha muhabet me të. Kanë bërë takimin, kam qenë dhe unë aty. Unë i prisja jashtë, ata po bisedonin brenda për punët e tyre dhe di që ishin shumë të qeshur. E pashë që isha i tepërt dhe u largova.

Me çfarë makine keni udhëtuar drejt Vlorës?
Kemi udhëtuar me një ‘Fiat’ të një kushërirës së Xhuljanos, pasi mua më kishin sulmuar dhe makina ime ishte gjithë plumba. Më kanë goditur me breshëri automatiku në Lushnjë dhe makina më la te Drejtoria e Policisë së Tiranës, aty dha shpirt, nuk ndizej më.

Kur u qëllua makina jote?
Në fshatin Vajkan, mes Fierit dhe Lushnjës, po atë ditë, kur po vija nga Vlora në Tiranë. Nuk e di kush më ka qëlluar, ndoshta për makinën që përdorja unë, pasi unë nuk kam pasur probleme me njeri.