U njohën në Instagram, 13-vjeçarja nga Gjilani martohet e më pas rrihet nga kunata pse "nuk dinte të bënte kafe" - Gazeta Express
string(111) "u-njoftuan-ne-instagram-13-vjecarja-nga-gjilani-martohet-e-me-pas-rrihet-nga-kunata-pse-nuk-dinte-te-bente-kafe"

Gentiana Hasani

22/10/2020 16:06

U njohën në Instagram, 13-vjeçarja nga Gjilani martohet e më pas rrihet nga kunata pse “nuk dinte të bënte kafe”

Gentiana Hasani

22/10/2020 16:06

Aida (emri i vërtetë i së cilës është i njohur për redaksinë), 13-vjeçare e cila jeton në rrethinën e Gjilanit para pak muajve njohu një djalë përmes rrjetit social Instagram. Nuk kaloi kohë e gjatë dhe me dijeninë e familjes kjo vajzë e mitur u martua me djalin i cili jeton në një tjetër qytet. Por martesa e tyre nuk zgjati më shumë se një muaj, shkruan Express.

E mitura në mënyrë sistematike kishte pësuar dhunë fizike dhe psikike nga burri dhe familja e tij, madje edhe për arsye banale.

Lexo Edhe:

Për Express nga familja e vajzës por edhe vetë 13-vjeçarja kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.

“Unë kam pasë dhunë nga e gjithë familja e tij. Aty më kanë rreh. Më kanë sha. Unë e kom njoftua atë djalin në Instagram. Njëherë kemi dalë e pas saj ky ka ardhë me një veturë e më ka marrë”, ka deklaruar 13-vjeçarja në praninë e familjarëve të saj. Ajo thotë se nuk ka mundur të jetojë në një situatë të tillë.

Ndërkaq, familja e të miturës ka dhënë versionin e saj për këtë ngjarje. Prej atje thonë se i kishin thënë vajzës se do të ketë probleme edhe me ligjin si pasojë e kësaj martese.

““Çika kish dhunë, unë i thashë hajde në shtëpi se nuk mundesh me vazhdua me qëndrua ashtu”, thonë familjarë të saj.

Por, shkollimin kjo 13-vjeçare tash nuk është duke e vazhduar. Ajo thotë se shkolla ku ajo i kishte vijuar mësimet, shkaku i mungesave nuk po e pranon më.

“Unë jam e regjistruar në shkollë. Mirëpo, më nuk më kanë pranua shkaku i mungesave që kisha disa javë”, thotë ajo.

Në Kosovë brenda një viti martohen mesatarisht 80 vajza të mitura.

Por ka edhe shumë raste kur ato në moshë kaq të re mbesin shtatzënë. Rasti i fundit ka ndodhur në Kosovë gjatë fundit të muajit shtator të këtij viti. Në QKUK më 30 shtator u lind një foshnje nga nëna e moshës 14-vjeçare.

Ndërkaq, sipas Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF, një vajzë nën 15 vjet, është pesë herë më shumë në rrezik të vdesë gjatë shtatzënisë apo lindjes, se sa një grua në të 20-at. Kur një nënë është nën 18 vjet, shansi që foshnja e saj të vdesë gjatë vitit të parë është 60 për qind më e lartë sesa nëse foshnja lind nga një nënë mbi 19 vjeçe. /GazetaExpress/