U nda nga Stresi! Shikoni çfarë bën Keisi publikisht për prindërit e reperit


Gazeta Express
18 Shtator 2019 14:31

Pak javë më parë u përfol se reperi Stresi dhe bashkëshortja e tij Keisi ishin ndarë. Ajo hoqi  mbiemrin Lushaj që morri pas martesës nga rrjetet sociale si dhe zhdukën të gjitha fotot së bashku. Reagimet e tyre lanë të kuptohet se mes çiftit gjithçka kishte marrë fund.

Por sot Keisi ka befasuar me postimin dedikuar prindërve të Stresit.

‘Me çiftin perfekt. Pas 43 viteve martes akoma inspironi me dashurinë tuaj. Më mungoni, ju përqafoj!’ ka shkruar ajo në foton me çiftin Lushaj të shoqëruar me një zemër.

Ky reagim vjen pasi Stresi u kushtoi prindërve të tij një dedikim po aq emocionues me rastin e përvjetorit të martesës.

“Sot 43 vite bashkë ëoë, faleminderit krijuesi ynë që më dhe në jetë këta prindër, të jam mirënjohës deri ditën e fundit!”- ka shkruar Stresi.

Te fundit


Kthehu lart