U nda nga e motra, 32- vjeçari shtyp me makinë ish- kunatin


Gazeta Express
21 Shtator 2019 22:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.

Një person që lëvizte me biçikletë u shtyp me makinë nga ish- kunati i tij.

Sipas policisë mjeti që drejtohej nga shtetasi A.K 32 vjeç ka përplasur shtetasin  Ylli Menën që po lëvizte me biçikletë në rrugë dhe është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se viktima kishte për nuse motrën e autorit dhe ishin ndarë pak kohë më parë. Kjo ka sjellë edhe konfliktin mes krushqive.

“Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre”.

Shtetasi i dëmtuar Ylli Mena ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Te fundit


Kthehu lart