U mundua të kapte një piton 5 metra të gjatë, por përfundimisht kafshohet keq nga ai - Gazeta Express
string(83) "u-mundua-te-kapte-nje-piton-5-metra-te-gjate-por-perfundimisht-kafshohet-keq-nga-ai"

Gazeta Express

13/07/2020 7:45

U mundua të kapte një piton 5 metra të gjatë, por përfundimisht kafshohet keq nga ai

Gazeta Express

13/07/2020 7:45

Ai luftoi për pak kohë me gjarprin, dhe pas një zënke të shkurtër dhe një kafshimi të keq, Kimmel i kapi kokën dhe e tërhoqi atë. 

Mike Kimmel, pronar i Trapping&Wildlife Rescue me seli në Florida, kapi një moment të rrallë ku shihet një piton gjigant në zonën e Floridas javën e kaluar.

Lexo Edhe:

Nuk ishte hera e parë e tij, por kurrë ai nuk kishte kapur një gjarpër kaq të gjatë, i cili peshonte midis 60 dhe 70 kilogramë.

“Zemra ime rrahu më shpejt. Unë kam gjuajtur gjarpërinj të mëdhenj më parë, por ky dukej shumë i madh”, tha Kimmel për CNN .

Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni për Mbrojtjen e Peshkut dhe Kafshëve të egra, pitoni më i madh i kapur ndonjëherë në Florida ishte i gjatë rreth 5.60 metra.