U mor në pyetje nga Policia për falsifikime, deklarohet hoxha Goga


Gazeta Express
16 Korrik 2019 20:13

Policia interviston kryeimamin e Pejës. Enes Goga dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente, raporton T7

Ka 3 muaj që  nuk është duke e ushtruar detyrën prej imami. Kjo pasi që Zuhdi Hajzeri është suspenduar nga detyra e tij të cilën e ushtronte që 10 vite.

Sipas Hajzerit, ai ka mbetur i papunë shkaku i një dokumenti që ka falsifikuar kryeimami i Pejës, Enes Goga.

E me Gogën sipas tij  bashkëpunuan edhe kryetari e sekretari i Bashkësisë Islame në Pejë.

Hajzeri po pretendon se  Goga ka zhdukur vendimin e asaj mbledhje për t`i ikur drejtësisë.

Më pas ai thotë se edhe u kërcënua.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi ish imamin që t`i drejtohet organeve të rendit, ku thotë se ka dorëzuar dëshmi kundër Gogës.

E kryemami i Pejës pas këtij kallëzimi penal u Intervistua nga Policia.

Sipas tij ai dokument nuk ka ekzistuar kurrë.

Goga po ashtu thotë se ish imami i Bashkësisë Islame në Pejë njihet per probleme dhe mashtrime të tjera.

Prokuroria Themelore e Pejës konfirmojnë se po merren me këtë rast.

E sherri mes Hajzerit dhe Gogës  ka  nisur në nëntor të vitit të kaluar.

E gjitha filloi me ndarjen e territorit të xhamive dhe përcaktimit të xhematit se cilës xhami i takojnë.

Te fundit


Kthehu lart