U la aksidentalisht hapur dera, pëllumbat shkaktojnë dëme rreth 15 mijë funte brenda banesës në Londër - Gazeta Express
string(101) "u-la-aksidentalisht-hapur-dera-pellumbat-shkaktojne-deme-rreth-15-mije-funte-brenda-baneses-ne-londer"

U la aksidentalisht hapur dera, pëllumbat shkaktojnë dëme rreth 15 mijë funte brenda banesës në Londër

Lajme

Gazeta Express

16/09/2023 11:07

Pëllumbat kanë shkaktuar një dëm prej 15 mijë funtesh në një apartament në lindje të Londrës, pasi qiramarrësit kanë lënë aksidentalisht derën hapur.

Bazuar në fotografitë e publikuara, zogjtë kanë fluturuar në çdo dhomë të këtij apartamenti duke bërë rrëmujë, raportoi të hënën “Daily Mail”.

Lexo Edhe:

Për ditë të tëra këta zogj kanë spërkatur çdo dhomë me jashtëqitje.

Siç është bërë e ditur, pastrimi i shtëpisë do t’i kushtojë pronarit rreth 15 mijë euro.

Pëllumbave iu deshën vetëm katër javë për të shkatërruar vendin.

Punëtorët e pastrimit kanë thënë se era e keqe ishte dërrmuese dhe është nevojitur mbajtja e dy maskave gjatë pastrimit.

Prona do të jetë jashtë funksionit për rreth një muaj derisa të pastrohet, ridekorohet dhe rinovohet.

Image