U kthye nga Londra me 42 mijë Paund të padeklaruara, i sekuestrohen në Rinas - Gazeta Express
string(75) "u-kthye-nga-londra-me-42-mije-paund-te-padeklaruara-i-sekuestrohen-ne-rinas"

Gazeta Express

04/08/2020 11:08

U kthye nga Londra me 42 mijë Paund të padeklaruara, i sekuestrohen në Rinas

Gazeta Express

04/08/2020 11:08

Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 42 mijë Paund të padeklaruara.

Shtetasi me iniciale B.K, po tentonte të kalonte kufirin me shumën e parave brenda në valixhe.

Lexo Edhe:

Mbi të rëndon vepra penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë”.

“Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 42.000 Paund cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit. Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me itinerar Luton-Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet B.K. në valixhe kishte të padeklaruara një sasi prej 42.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.