Dy fëmijë që i mbijetuan tërmetit në Thumanë më 26 nëntor i kishin thënë disa ditë më parë kryeministrit që idhull kishin Cristiano Ronaldon, dhe mesa duket kreu i qeverisë nuk e ka harruar këtë fjalë.
Këtë të premte, kryeministri i ka bërë një surprizë dy djemve, Aurel Lala dhe Alesio Cakonit, 10 dhe 7 vjeç , duke i sjellë përpara tyre Cristiano Ronaldon dhe portierin legjendar italian Gianluigi Buffon. Aureli dhe Alesjo morën edhe një kujtim prej futbollistëve, dy fanella me autografe./Express
Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime