U hap ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë” - Gazeta Express
string(40) "u-hap-ekspozita-te-rinjte-po-imagjinojne"

Arte

Gazeta Express

12/08/2022 17:46

U hap ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë”

Arte

Gazeta Express

12/08/2022 17:46

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Muajin e Rinisë, i cili ka për qëllim mbështetjen e të rinjve në aftësimin dhe aktivizimin e tyre profesional në nivel qendror dhe lokal, sot para objektit të MKRS-së është mbajtur ekspozita “Të rinjtë po imagjinojnë”.

Kjo ekspozitë është aktivitet i vullnetarëve të qendrës rinore “SHL-Kosova” nga Rahoveci në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa paraqet kufizimet dhe mundësitë e të rinjve në Kosovë. Pjesëmarrës ishin shtatë vullnetarë, nxënës të shkollave të mesme me prirje në fushën e artit pamor. Puna e këtyre të rinjve u monitorua nga koordinatorja e projektit Mehreme Gërguri Krasniqi.

Lexo Edhe:

Gjatë ditës ekspozitën e vitiztuan edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i Komisionit për Rini, Ardian Gola, kryetari i Grupit të Deputetëve të Rinj, Agon Bashota dhe zyrtarë të departamentit të Rinisë nga MKRS.

Ministri Çeku i përgëzoi të rinjtë për punën e tyre përmes së cilës po promovohen vlerat e artit në Kosovë.

/Gazeta Express