U gjet i plagosur me armë zjarri pranë Piramidës, mbërrin i pajetë në spital 66-vjeçari - Gazeta Express
string(86) "u-gjet-i-plagosur-me-arme-zjarri-prane-piramides-mberrin-i-pajete-ne-spital-66-vjecari"

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 9:28

U gjet i plagosur me armë zjarri pranë Piramidës, mbërrin i pajetë në spital 66-vjeçari

Shqiperi

Gazeta Express

25/02/2021 9:28

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, pranë Piramidës.

Mësohet se një person është plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spital ku fatkeqësisht nuk ka mundur t’ju shpëtojë plagëve të marra.

Lexo Edhe:

Personi që ka qenë shënjestër e atentatit po lëvizte më këmbë, ndërsa autorët dyshohet se lëviznin me makinë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 9:00 pranë Piramidës, në një kohë me lëvizje të shumta. Personi, mbi 60 vjeç, me inicialet B.S., mori dy plumba në këmbë dhe megjithëse u transportuar në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një person të njohur për policinë.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në ndjekje të autorëve.