U gjet gjak në rrugë! Një tjetër person mbeti i plagosur në grabitjen e Rinasit, ja sa u vodh ekzaktësisht


Gazeta Express
10 Prill 2019 14:10

Një tjetër person mund të ketë mbetur i plagosur gjatë grabitjes spektakolarëe në aeroportin e Rinasit, teksa shumë ekzakte e vjedhur rezulton të jetë 8 milionë euro.

Burime për lapsin thonë se policia nuk ka mundur ta arrestojë ose identifikojë atë, por janë vënë re shenja gjaku deri në njëfarë rruge.

Kujtojmë se policia vijon të jetë në kërkim të grabitësve të tjerë të arratisur. Ndërkohë hajduti i vrarë tashmë është konfirmuar se është Admir Murataj, person i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e policisë disa km më larg grabitjes në Rinas.

Kush është Admir Murataj

Nga një informacion i vitit 2016, kur u vunë në pranga një pjesë e grabitësve të radhës në aeroportin e Rinasit, Admir Murataj arrit t’i shpëtonte policisë dhe të gjithë konfirmuan se Admiri ishte truri I grabitjes, shefi I grabitësve.

Atë kohë, Artan Hoxha, njeriu që më së shumti njihet për kronikën në Shqipëri deklaroi në televizion: “Admir Nikaj është emri i tij vërtetë. Ai njihet me 13 identetite të tjera dhe një prej tyre është Admir Murataj. Nikaj është me origjinë nga Tropoja dhe familja e tij ka ardhur në Fushë-Prezë. Admir Nikaj njihej më herët nga policia, pavarësisht se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë vendit. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës, të dhëna që tashmë janë bërë të ditura për publikun. Por një tjetër detaj lidhur me të është se ka qenë pjesë e grupit të Marjan Kolës, pjesë e të cilit është edhe Ilir Kupa i mbijetuar i atij grupi. Duket një grup që nuk ka emër në Shqipëri, por mund të thuhet se aktivitetin e ka patur mjaft intesiv jashtë”

Pas kapjes së disa prej grabitësve, në atë kohë, policia arriti edhe të gjente një pjesë të vogël të parave. Sipas Artan Hoxhës: “Ky grup, vetëm në 2 grabitjet zyrtare ka grabitur një shifër diku 7 mln euro. Shifra e rikuperuar derimë tani, gjithmonë sipas burimeve nga policia, llogaritet dikur në 1.2 milionë euro. Por në dijeninë time është më e vogël. Por pak rëndësi ka. Sepse nëse ti ke grupin paratë i gjen kollaj”

Në dijeninë time policia nuk ka gjetur të tjera. Ose nuk ka dhënë njoftim.

policia sqaroi disa nga mënyrat se si grabitësit e 3.2 mln dollarëve i fshehën një pjesë të parave të vjedhura, që nga groposja në tokë duke i futur brenda tenxhereve me presion deri tek kasaforta brenda një servisi makinash.

“Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro”,- sqaroi policia. Ndërsa “në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë”, – thekson më tej policia.

sh-komandot e arrestuar dje bënin pjesë në grupin që kryente grabitjen, së bashku me Admir Muratajn dhe Admir Çerpjen.

Ndërsa, në grupin tjetër bënte pjesë biznesmeni nga Kruja, dy vëllezër nga Tropoja, që janë nipërit e Muratajt, si edhe Xhyliu nga Lushnja, ish-polic privat.

Ky grup i dytë merrej vetëm me informacionet për bandën. Ata ndihmonin bandën edhe me automjete, logjistikë, informacione për lëvizjen e parave etj.

HIERARKIA BRENDA BANDËS SË GRABITËSVE
“TRURI” I BANDËS
Admir (Jetmir) Çerpja
Admir Nikaj (Murataj)
Planifikonin grabitjet, studionin lëvizjet e blindave me para, përcaktonin bankën që do godisnin.

“GRUPI I ZJARRIT”
Ditjon Memlikaj (ish-Komando)
Neim Avdulaj (ish-Komando)
Ernest Kupa

FURNITORË (Në mjete, armë, logjistikë, radio, kamuflazh)
Dy vëllezër nga Tropoja (Nipat e Admir Nikaj ‘Murataj’)

INFORMATOR NË TERREN 
Fajton Xhyliu

Te fundit


Kthehu lart