U ekzekutua në ditën e lindjes bashkë me shokun, del fotoja e Shpati Lenës - Gazeta Express
string(73) "u-ekzekutua-ne-diten-e-lindjes-bashke-me-shokun-del-fotoja-e-shpati-lenes"

U ekzekutua në ditën e lindjes bashkë me shokun, del fotoja e Shpati Lenës

Shqiperi

Gazeta Express

19/08/2022 16:42

Ky është Shpati Lena një nga viktimat e atentatit të djeshëm në autostradën Vlorë-Fier.

Ai u ekzekutua në ditën e lindjes së bashku me mikun e tij Hakim Xhezon teksa po udhëtonin me makinë nga Vlora drejt Fierit.

Lexo Edhe:

Tre autorët që ishin me një makinë tip BMË i kanë ndjekur prej ditësh. Dje ka qenë momenti i duhur për killerat me pagesë pasi viktimat nuk kishin marrë makinën e blinduar me të cilën kanë lëvizur vazhdimisht.

Në afërsi të fshatit Panaja rreth orës 10:00 të ditës së djeshme autorët dolën në krah të mjetit makinës me të cilin po udhëtonin shënjestrat. Ndaj tyre u qëlluan rreth 30 plumba kallshnikovi.

Si pasojë e breshërisë së plumbave makina e viktimave ka rënë në kanal. Autorët ia kanë mbathur. Jo shumë minuta pas vrasjes në Çerven të Fierit u gjet duke u djegur mjeti BMË që dyshohet se është e autorëve. Makina e djegur i gjet rreth 25 km nga vend i atentatit dhe ishte e vjedhur dhe me targa italiane të falsifikuara.

2 janë pistat ku është fokusuar policia për vrasjen, ajo e hakmarrjes për shkak të së shkuarës së viktimave dhe ajo e tregëtimit të lëndëve narkotike.

/Gazeta Express