U ekstradua nga Gjermania, Arbër Çekaj del në gjykatë për herë të parë


Gazeta Express
29 Shtator 2019 10:32

Pas ekstradimit nga Gjermania, Arbër Çekaj del në gjykatë për herë të parë.

Mësohet se Gjykata e Krimeve të Rënda do të nisë nesër (e hënë) gjyqin ndaj Arbër Çekajt, pronarit të kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët e të cilëve u gjetën 613 kg kokainë.

Teksa më herët ka mohuar akuzën, pritet që nesër Çekaj të pohojë qendrimin e tij.

Ndërkaq, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta pyes Çekajn pas ekstradimit pasi hetimet ndaj tij ishin mbyllur në mungesë.

Të arrestuar për trafikimin e 613 kg kokainë janë edhe Arando Pezaku e Donaldo Lushaj.

Te fundit


Kthehu lart