Një çantë e dyshimtë ka shkaktuar panik në zonën pranë ambasadës ruse në kryeqytet, por fatmirësisht u mësua shumë shpejt se brenda saj kishte vetëm rroba dhe dyshohet se ishte harruar gabimisht aty.
Policia e Shtetit e lajmëruar nga punonjësit e ambasadës kanë shkuar në vendngjarje dhe rrethuan zonën.
Punonjësit e ambasadës ishin alarmuar nga dyshimet se brenda saj mund të kishte bombë.
Forcat xheniere shkuan në vendngjarje dhe pas verifikimeve panë se brenda saj kishte veshje.