U dërgoi prindërve foto nga pushimet me të dashurin, turpërohet 22-vjeçarja


Gazeta Express
9 Korrik 2019 10:08

Kur vjen puna tek marrëdhëniet fëmijë-prindër, një temë specifike do mbetet kryesisht ‘tabu’, marrëdhëniet seksuale.

Një 22-vjeçare kaloi një siklet të vogël kur u dërgoi prindërve të saj një foto në WhatsApp, por i kishte shpëtuar një detaj i vogël.

Kelsey Poole kishte shkuar në Antalya, Turqi më të dashurin e saj 23-vjeçar Elliot. Në një moment, ndërkohë që fliste me të ëmën për të rejat e tyre nga pushimet, ajo i dërgoi edhe një foto.

Por, në foton, që ishte një selfie nga pasqyra, dukej gjithashtu një shishe lubrifikanti. Për fatin e saj të keq, nëna ia tregoi babait dhe ishte pikërisht ai që e vuri re produktin të foto.

Duke i kthyer mesazhin, nëna shkroi:

“Babi thotë që fotot janë të bukura, interesante ajo shishja e Durex”. Dyshja u kthyen në shtëpi të dielën dhe thonë që situata kaloi me të qeshura.

Te fundit


Kthehu lart