Tashmë i dënuar me burg përjetë së bashku me mikun e tij grek, duket se jeta e të riut Aleksandër Luca është kthyer në një ferr.
Disa ditë më parë i riu deklaroi se ishte përdhunuar në ambientet e burgut. Media greke shkruan se tashmë ka dalë ekspertiza mjekoligjore, e cila konfirmon se i riu është përdhunuar në ambientet e burgut, ku qëndron i dënuar për përdhunimin e më tutje vrasjen në bashkëpunim me grekun, të studentes Eleni Topaloudi.
Mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale.
“Ata po bërtisnin, po fyenin dhe më godisnin”- ka thënë i riu shqiptar para policisë, ndërsa shtoi se kur u zgjua pas dhunës ishte pa pantallona dhe mbathje.