U dëmtua nga tërmeti, godina nr.15 në Qytet Studenti do të shembet - Gazeta Express
string(65) "u-demtua-nga-termeti-godina-nr-15-ne-qytet-studenti-do-te-shembet"

U dëmtua nga tërmeti, godina nr.15 në Qytet Studenti do të shembet

Gazeta Express

05/12/2019 19:10

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka pranuar akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit që e shpall të pabanueshme godinën nr.15 në Qytetin Studenti.

Godina kësisoj do të shembet, teksa ekspertime po kryhen dhe për dy godina të tjera (Nr.18 dhe 19), mbi  të cilat do të vendoset po më tutje.

Lexo Edhe:

 “Kemi marrë tre akt konstatime nga Instituti i ndërtimit, të cilat dëshmojnë se godinat 15, 18 dhe 19, në Qytetin Studenti janë të dëmtuara përtej ç’mund të riparohet, kanë dëmtime në strukturë. Fillimisht do të marrim vendim vetëm për godinën numër 15, kurse relacionet për 18 dhe 19 do t’i keni tek takimi sot pasdite. Janë tre godina të cilat nuk banohen nga studente, tejet të amortizuara, të zaptuara në vitin 1991. Ka 30 vite që rrinë të zaptuara. Kanë qenë në plan nga Bashkia e Tiranës me projektin e KFË-së, që të ribëhen të reja, por nuk mund të presin deri në fund të vitit tjetër, kur të jemi gati për implementimin e projektit me KFË-në. Tani që ra tërmeti, kush ka parë pamjet, e ka parë sesi duket edhe nga jashtë modifikimi, çarjet që janë bërë, ndërhyrje në mure. Një portal kishte zbuluar një pemë që dilte nga muret, dhe pema dilte nga brenda jashtë, pra bëhet fjalë për një skenar të denjë për vende dhe popuj. Kjo është arsyeja pse dua që të kërkoj miratimin e Keshillit Bashkiak per çmontimin e kesaj godine, e zaptuar prej 30 vitesh”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës në fjalën e tij para Këshillit Bashkiak.