U bllokua nga OFL/ SPAK heq sekuestron për një banesë në Shkodër - Gazeta Express
string(63) "u-bllokua-nga-ofl-spak-heq-sekuestron-per-nje-banese-ne-shkoder"

U bllokua nga OFL/ SPAK heq sekuestron për një banesë në Shkodër

Gazeta Express

24/02/2020 20:48

SPAK ka hequr sekuestron për një banesë të sekuestruar nga OFL, e vendosur në kushtet e emergjencë për një banesë 1-katëshe në lagjen Skënderbeg në Shkodër.

Ky objekt është në emër të Aldo Manishtës.

Lexo Edhe:

Sipas SPAK, banesa e Manishtës është sekuestruar në kundërshtim me kërkesat e aktit normativ dhe nuk ka ardhur si rezultat i parave të krimit.

Kjo është prona e parë nga të gjitha pronat e sekuestruara ngë OFL që SPAK e heq nga lista dhe nuk e dërgon për vendim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit.

Aldo Manishta është shpallur në kërkim nga policia si pjesë e bashkëpunëtorëve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.

Sekuestrimi i ndërtesës 1-katëshë është bërë nga OFL me urdhër të Ardi Veliut.