U arrestuan me 31 kg drogë nga policia greke, dalin emrat e tre shqiptarëve - Gazeta Express
string(74) "u-arrestuan-me-31-kg-droge-nga-policia-greke-dalin-emrat-e-tre-shqiptareve"

U arrestuan me 31 kg drogë nga policia greke, dalin emrat e tre shqiptarëve

Gazeta Express

19/10/2020 16:32

Tre ditë më parë u arrestuan tre shqiptarë në Igumenicë të Greqisë pasi u kapën me 31 kg drogë. Ditën e sotme janë bërë publik edhe emrat e tyre.

Policia greke raporton se kanë rënë në pranga shtetasit Alket Hamitaj, 31 vjeç, nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, si dhe Roland Shahi, 30 vjeç, e Antonio Debrovo, 24 vjeç, të dy nga Elbasani.

Lexo Edhe:

Ata u arrestuan këtë të premte, teksa kalonin kufirin greko-shqiptar të ngarkuar me çanta me drogë.

Siç thekson policia greke, shqiptarët e arrestuar janë thjesht transportues të drogës në mal, pasi transportin deri në kufi dhe atë nga kufiri për në brendësi të tokës greke do e bënin të tjerë persona.