U arrestuan dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për trafikantët e drogës që blinin votat me naftë - Gazeta Express
string(108) "u-arrestuan-dy-muaj-me-pare-gjykata-e-tiranes-jep-vendimin-per-trafikantet-e-droges-qe-blinin-votat-me-nafte"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 11:13

U arrestuan dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës jep vendimin për trafikantët e drogës që blinin votat me naftë

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2021 11:13

Kë të të premte Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për dy trafikantët njëkohësisht të akuzuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Agustin Selimi dhe Pëllumb Lekaj.

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu Agustin Selimin, pasi e njëjta masë i është dhënë edhe nga Gjykata e Tiranës për akuzën e trafikut të narkotikëve, ndërsa Pëllumb Lekaj do vazhdoj të hetohet ne “Arrest në burg” për trafik të narkotikëve.

Lexo Edhe:

Dy të akuzuarit u kapën në 29 prill me 10 kilogramë kanabis duke tentuar ta trafikonin drejt Greqisë.

Hetimet për trafikun e narkotikëve nxorën në përgjime edhe fakti  se këta persona kanë qenë të implikuar edhe në shit-blerjen e votave, kryesisht në Shkodër.