U akuzua se pagoi ish-senatorin italian për 'FAKE NEWS' kundër qeverisë, reagon këshilltari i Metës: Shpifje për të hequr vëmendjen nga dështimi i 'Zgjedhores' - Gazeta Express
string(153) "u-akuzua-se-pagoi-ish-senatorin-italian-per-fake-news-kunder-qeverise-reagon-keshilltari-i-metes-shpifje-per-te-hequr-vemendjen-nga-deshtimi-i-zgjedhores"

Gazeta Express

05/06/2020 15:02

U akuzua se pagoi ish-senatorin italian për ‘FAKE NEWS’ kundër qeverisë, reagon këshilltari i Metës: Shpifje për të hequr vëmendjen nga dështimi i ‘Zgjedhores’

Gazeta Express

05/06/2020 15:02

Pas lajmit të publikuar nga mediat itaiane se këshilltari i Presidentit Meta, Ilir Kulla ka paguar pronarin ish-senatorin, njëkohësisht dhe pronarin e një portali italian që të bëjë lajme të pavërteta për të rrëzuar qeverinë, ka ardhur reagimi edhe i Kullës.

Ai thotë se këto janë shpifje dhe asgjë më tepër, pasi kështu qeveria kërkon të fshehë dështimin e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore.

Kulla shprehet se ka shumë miq në Itali, të lidhur me median, politikën dhe biznesin, ndërsa ka pohuar se njihet edhe me ish-senatorin Sergio De Gregorio.

“Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakeneës e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore”, shkruan Ilir Kulla.

Lexo Edhe: