U akuzua për incest me 4 mbesat e mitura, zbardhet dëshmia e gjyshit: I çova në parkun e lojërave - Gazeta Express
string(95) "u-akuzua-per-incest-me-4-mbesat-e-mitura-zbardhet-deshmia-e-gjyshit-i-cova-ne-parkun-e-lojerave"

Gazeta Express

28/09/2020 18:10

U akuzua për incest me 4 mbesat e mitura, zbardhet dëshmia e gjyshit: I çova në parkun e lojërave

Gazeta Express

28/09/2020 18:10

Që prej muajit maj 2020 një 76-vjeçar ka qëndruar në ambientet e paraburgimit në Selanik, pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht mbesat e tij.

Gjyshi i katër vajzave të mitura kishte shkuar në Greqi tek djali i tij, por pas bllokimeve për shkak të shpërthimit të koronavirusit nuk kishte mundur të kthehej dot.

Lexo Edhe:

Sot pas disa muajsh i moshuari paraqiti në Gjykatë versionin e tij për ngjarjen, ndërsa është liruar me kusht nga paraburgimi.

Mediat greke raportojnë se para Gjykatës i moshuari ka deklaruar se ai kishte ardhur nga Shqipëria në Greqi për të takuar djalin dhe mbesat, të cilat i adhuron.

Si ndodhi ngjarja?

Ditën kur një qytetare greke e denoncoi atë në polici, i moshuari kishte dalë nga shtëpia me mbesat e tij për t’i dërguar në një kënd lojërash. Qytetarja pohon se ajo e kishte parë të moshuarin teksa i afrohej vajzave të mitura në mënyrë të çuditshme.

Pas këtij momenti ajo bëri denoncimin në një emision televiziv, por pa e ditur se ai ishte gjyshi i vajzave.

Dëshmia

“Është e paimagjinueshme për çfarë po më akuzojnë,” tha i moshuari.
“Të nesërmen kur i çova nipërit e mbesat e mia në park lojërash, erdhi policia dhe më tha të shkoja në departament. Mbesat e mia ishin atje. Sapo i pashë nuk munda të kuptoj se çfarë kishte ndodhur. Nuk e besoja atë që po dëgjoja”, tha ai me lot në sy, ndërsa vazhdoi:“Në burgun ku isha, të burgosurit më thanë të mos qaja dhe të mos trishtohesha sepse jam i pafajshëm”.

72-vjeçari këmbënguli se ai kurrë nuk kishte menduar që t’i afrohej mbesave të tij për favore seksuale, duke shprehur shpresën se e vërteta do të dilte në dritë.