U aksidentua para disa ditësh, gruas nga Vitia i vdes foshnja në QKUK


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 10:03

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh ka vdekur foshnja e gruas shtatzënë nga Vitia që kishte pësuar aksident me datën 17 nëntor, raporton Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër K-Shqiptare e cila ishte shtatzënë, raportohet se më 20.11.2019 në QKUK, të njëjtës i ka ndërruar jetë foshnja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart