Tyson tregon sa lehtë do ta kishte mposhtur McGregori në oktogon - Gazeta Express
string(64) "tyson-tregon-sa-lehte-do-ta-kishte-mposhtur-mcgregori-ne-oktogon"

Gazeta Express

05/08/2020 12:44

Tyson tregon sa lehtë do ta kishte mposhtur McGregori në oktogon

Gazeta Express

05/08/2020 12:44

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka sugjeruar se Conor McGregor do ta kishte mposhtur shumë lehtë atë në oktogonin e arteve të përziera të marciale, pasi që amerikani ka thënë se do të ishte dorëzuar sapo t’ia shkelte këmbët McGregori.

54-vjeçari Mike Tyson do të kthehet në ringun e boksit për t’u përballur me legjendën tjetër të boksit, Roy Jones Jr, në një meç ekzibicioni në Los Angeles, më 12 shtator, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Megjithatë, amerikani beson se ai do të kishte humbur shumë më shumë meçe nëse do të kishte luftuar në oktogonin e UFC, në kuadër të arteve të përziera marciale.

Kur u pyet se si do të kishte shkuar një meç mes tij dhe McGregor në UFC, Tyson tha: “Nuk mendoj se e dua një meç të tillë”.

“Jo pse Conor mund të më zhdëpë mirë, por sepse e gjitha që ai do të duhej ta bënte është të shkelte mbi këmbët e mia”.

“Nëse dikush m’i shkel këmbët, unë dorëzohem menjëherë. Ai as që do të kishte nevojë të më godiste”. /Gazeta Express/