Twitteri me masa për përmbajtjet dezinformuese mbi luftën në Ukrainë - Gazeta Express
string(68) "twitteri-me-masa-per-permbajtjet-dezinformuese-mbi-luften-ne-ukraine"

AutoTech

Gazeta Express

19/05/2022 23:34

Twitteri me masa për përmbajtjet dezinformuese mbi luftën në Ukrainë

AutoTech

Gazeta Express

19/05/2022 23:34

Twitter do të fillojë të vendosë njoftime paralajmëruese përpara disa përmbajtjeve që i konsideron mashtruese në lidhje me konfliktin në Ukrainë, ka thënë kompania e rrjeteve sociale të enjten, njoftoi Reuters.

Trajtimi i dezinformatave rreth pushtimit rus të Ukrainës është pjesë e një politike të re të Twitterit.

Lexo Edhe:

Njoftimet e reja paralajmëruese do të bëjnë të ditur për përdoruesit nëse ndonjë tweet ka shkelur rregullat e Twitterit, megjithatë do t’i lejojë njerëzit të shikojnë dhe komentojnë.

Qasja mund të jetë një mënyrë më efektive për të ndërhyrë në mënyrë që të parandalojmë dëmtimin, tha Yoel Roth, kreu i sigurisë dhe integritetit në Twitter.

Twitteri ka njoftuar se do t’i përkufizojë edhe përmbajtjet si situata ku ekziston një kërcënim i përhapur për jetën, sigurinë fizike ose shëndetin.