Twitter ka humbur mbi 1 milion përdorues që kur u ble nga Elon Musk - Gazeta Express
string(67) "twitter-ka-humbur-mbi-1-milion-perdorues-qe-kur-u-ble-nga-elon-musk"

AutoTech

Gazeta Express

04/11/2022 7:10

Twitter ka humbur mbi 1 milion përdorues që kur u ble nga Elon Musk

AutoTech

Gazeta Express

04/11/2022 7:10

Një firmë e të dhënave ka zbuluar se Twitter duket se ka humbur mbi një milion përdorues që kur Elon Musk bleu kompaninë e teknologjisë për 44 miliardë dollarë.

Kompania thotë se disa llogari janë pezulluar nga kompania dhe të tjera mund të jenë çaktivizuar nga vetë përdoruesit.

Lexo Edhe:

Sipas Daily Mail, kompania Bot Sentinel monitoron sjelljen e Twitter duke analizuar mbi 3.1 milionë llogari dhe aktivitetin e tyre ditor.

Bot Sentinel beson se rreth 877,000 llogari u çaktivizuan dhe 497,000 të tjera u pezulluan midis 27 tetorit dhe 1 nëntorit, më shumë se dyfishi i numrit të zakonshëm.

“Ne kemi parë një rritje të njerëzve që çaktivizojnë llogaritë e tyre dhe gjithashtu Twitter pezullon llogaritë,” tha Christopher Bouzy, themeluesi i Bot Sentinel.

“Ne mendojmë se rritja e çaktivizimeve është rezultat i njerëzve që janë mërzitur pasi Elon Musk bleu Twitter dhe ata vendosën të çaktivizojnë llogaritë e tyre në shenjë proteste”, shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se beson se shumë llogari u pezulluan pjesërisht sepse u përpoqën të testonin se çfarë gjuhe e urrejtjes lejohet tani nën udhëheqjen e re të platformës.

Globalisht, kërkimet për “si të fshini Twitter” u rritën me 500% në javën e kaluar nga 24 tetori deri më 31 tetor, sipas firmës së sigurisë VPNOverview.

Bouzy tha se eksodi masiv i përdoruesve nuk është i mirë për platformën dhe se mund të përfundojë duke u përdorur gjithnjë e më pak./Abcnews.al/