Turqia thotë se do të hakmerret kundër çdo sulmi të qeverisë siriane - Gazeta Express
string(68) "turqia-thote-se-do-te-hakmerret-kunder-cdo-sulmi-te-qeverise-siriane"

Gazeta Express

28/01/2020 19:00

Turqia thotë se do të hakmerret kundër çdo sulmi të qeverisë siriane

Gazeta Express

28/01/2020 19:00

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të martën se do të hakmerret “fuqishëm dhe pa hezitim” kundër çdo sulmi në pozicionet e saj, nga ana e forcave të presidentit, Bashar al-Asad, në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.

Forcat e qeverisë siriane hynë në jug të qytetit të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në kthimin nën kontroll të territorit të mbajtur nga rebelët.

Lexo Edhe:

Më 10 janar, Turqia dhe Rusia, u pajtuan për një armëpushim në rajonin e banuar nga rreth 3 milionë njerëz.

Ankaraja për vite me radhë ka mbështetur rebelët sirianë, të cilët luftojnë për të mposhtur presidentin sirian, Bashar al -Asad.

Rusia e përkrahë qeverinë e Asadit.

Komisionarja e Lartë për të Drejtat e Njeriut e OKB-së, Michelle Bachelet, ka bërë thirrje për ndaljen e menjëhershme të veprimeve ushtarake në provincën e Idlib-it në Siri, duke thënë se përpjekja e fundit për armëpushim akoma nuk kishte arritur të mbrojë civilët.

Rreth 350.000 sirianë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë ikur nga Idlibi, që nga fillimi i dhjetorit 2019, duke kërkuar strehim në zonat kufitare pranë Turqisë, thanë Kombet e Bashkuara.