Turqia teston me sukses sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme - Gazeta Express
string(69) "turqia-teston-me-sukses-sistemin-e-mbrojtjes-ajrore-me-rreze-te-mesme"

Lajme

Gazeta Express

09/03/2021 11:42

Turqia teston me sukses sistemin e mbrojtjes ajrore me rreze të mesme

Lajme

Gazeta Express

09/03/2021 11:42

Një zyrtar i lartë turk tha të martën se sistemi i mbrojtjes ajrore me rreze të mesme veprimi, “Hisar-O”, është testuar me sukses, duke e goditur cakun e vendosur.

“Do të donim ta shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha palët që kontribuuan në këtë projekt, sidomos partnerët e projektit, Aselsan dhe Roketsan”, tha Ismail Demir, shef i Autoritetit të Industrive të Mbrojtjes.

Lexo Edhe:

Sipas njërit prej kontraktorëve më të mëdhenj të forcave të armatosura të Turqisë, ky sistem i mbrojtjes ajrore mund të mbrojë kundër aeroplanëve luftarakë, helikopterëve, dronëve, raketave të komanduara dhe raketave ajër-tokë.

Me këtë sistem mbrojtës, i cili ka rreze veprimi prej 25 kilometrave, mund të shënjestrohen më shumë se 60 caqe, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.

Viteve të fundit, Turqia ka investuar në masë të konsiderueshme në industrinë e mbrojtjes dhe në ndërtimin e armëve për luftë në ajër.

Dronët e tipit “Bayraktar”, të cilat Turqia ia ka dhuruar Azerbajxhanit, janë vlerësuar si faktor kyç në suksesin e azerëve gjatë konfliktit të armatosur me forcat etnike armene vitin e kaluar, duke e detyruar armikun që të tërhiqet nga zona e luftës dhe të nënshkruajë marrëveshje armëpushimi.