Turqia reagon pas vendimit të Amerikës për kolonitë izraelite në tokat palestineze


Gazeta Express
19 Nëntor 2019 19:09

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu konfirmoi sot se Izraeli nuk ishte mbi të drejtën ndërkombëtare, në përgjigje të vendimit të SHBA-së për të mos e konsideruar më kolonizimin izraelit si të paligjshëm.

“Asnjë vend nuk është mbi ligjin ndërkombëtar. Deklaratat në formën e fakteve të përmbushura nuk kanë asnjë vlefshmëri për sa i përket të drejtës ndërkombëtare”, shkruan ministri në rrjetin social “Twitter”.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump njoftoi dje se SHBA-ja nuk i konsideronte më të paligjshme kolonitë e shtetit hebre në Cisjordaninë e pushtuar.

Pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe sovranitetit të shtetit hebre mbi Golanin sirian, bëhet fjalë për një vendim tjetër spektakolar që shkel traditën diplomatike amerikane.

“Pas shqyrtimit me kujdes të të gjitha argumenteve të këtij debati juridik, administrata Trump arriti në përfundimin se vendosja e kolonive të civilëve izraelitë në Cisjordani nuk është në vetvete në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

Te fundit


Kthehu lart